Deti i trazuar, mbetet i pezulluar lundrimi në Vlorë

schedule08:57 - 4 Nëntor, 2021

schedule 08:57 - 4 Nëntor, 2021

Mbetet i pezulluar lundrimi detar në Vlorë për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Mësohet se brenda gjirit të Vlorës forca e detit shkon në 4-5 ballë ,ndërsa jashtë tij në 6 ballë.

Ndërkohë, sot për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, trageti linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga porti i Brindisit vetem në orën 06:30, i cili parashikohet të mbërrije në portin e Vlorës rreth orës 12:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!