Kupa e Shqipërisë: Partizani gjen fitoren, Egnatia bën surprizën kundër Kukësit

schedule17:22 - 3 Nëntor, 2021

schedule 17:22 - 3 Nëntor, 2021

Partizani është rikthyer te fitoret, por këtë e ka bërë në Kupën e Shqipërisë, pasi në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 ka mposhtur 0-1 Besëlidhjen në Lezhë. Golin e vetëm të takimit e realizoi Stenio Xhunior me penallti.

Fitore në ndeshjen e parë ka marrë edhe Vllaznia që ka mposhtur Pogradecin 0-2, ndërsa surpriza ka ndodhur në Rrogozhinë atje ku Egnatia ka fituar 3-1 kundër Kukësit.

Në ndeshjet e tjera Teuta ia doli 0-1 kundër Korabit, Bylis barazoi 1-1 me Skënderbeun, Flamuartari e mbylli pa gola me Kastriotin, ndërsa Laçi fitoi 0-1 në fushën e Tomorit.