Finalizimi i “Prespës”, mblidhet Kuvendi maqedonas

schedule18:46 - 9 Janar, 2019

schedule 18:46 - 9 Janar, 2019

Parlamenti i Maqedonisë është mbledhur pasditen e së mërkurës për të diskutuar dhe votuar ndryshimet e fundit kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë. Por jashtë selisë së Parlamentit, qytetarë të ndryshëm janë mbledhur për të kundërshtuar amendamentet që i hapin rrugë nisjes së zbatimit të marrëveshjes me Athinën.

Sipas mediave maqedonase, pjesëmarrja në tubimin e organizuar nga lëvizja “Maqedonia Bllokon” është e vakët, por me të është bashkuar edhe partia e opozitës VMRO-DPMNE. Kryetari Kristian Mickovski deklaroi për mediat se marrëveshja e arritur nga kryeministri Zaev me homologun grek Tsipras është e papranueshme.

“Termi “Maqedonia Veriore” i takon Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij. ndërsa Republika e Maqedonisë është atdheu im dhe i qytetarëve, që u votua në vitin 1991”, deklaroi Mickovski. Ai përsëriti se VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në seancën parlamentare, pasi nuk do ta legjitimojë kurrë ndryshimin sipas tij të dhunshëm të Kushtetutës.

“Një ndryshim i dhunshëm, i arritur me pazare, kushtëzime dhe penalizime, që rrjedhimisht do të reflektojnë në ndryshimin e identitetit tonë”, deklaroi Mickovski./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!