Ngjyra blu, e cila ndërthuret me ndjenjën e qetësisë, është një nga tendencat më të njohura të ngjyrave të dimrit. Veçanërisht, bie në sy versioni i lehtë pastel, që mund të përputhet me të gjitha veshjet e përditshme dhe premton t’i japë çdo pamjeje një stil jo modest.
Mund të vishet me komplete një ngjyrëshe së bashku me bizhuteri argjendi dhe aksesorë të bardhë por mund të kombinohet po aq bukur me shumë nuanca të tjera pastel. Palltot, pantallonat e gjera dhe shumë aksesorë të tjerë janë gati për t’i shtuar në garderobën tuaj.
/abcnews.al