Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 50 persona janë plagosur pas shpërthimeve në spitalin më të madh ushtarak të Afganistanit, tha një zyrtar i ministrisë afgane të shëndetësisë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës pranë spitalit Mohammad Daoud Khan në qendër të Kabulit.
Sipas një dëshmitari okular, “një grup kamikazësh hynë në spital ndërkohë që ende vazhdojnë përplasjet. Sulmuesit hodhën në erë derën e përparme”. Fotot e postuara nga banorët në mediat sociale tregojnë një re tymi mbi zonën e shpërthimit pranë ish-zonës diplomatike në Wazir Akbar Khan të qytetit, dhe dëshmitarët okularë thanë se të paktën dy helikopterë po fluturonin mbi zonë.
#Footage
Emergency hospital in Kabul: explosions in PD10 area – 9 wounded people have arrived at our hospital so far.#aamajnews pic.twitter.com/8uJ0ifQ0Tl— Aamaj News (@aamajnews24) November 2, 2021
Deri më tani nuk dihet se cilët janë personat përgjegjës për sulmin. Megjithatë, agjencia zyrtare e lajmeve Bakhtar raportoi se dëshmitarët okularë thanë se luftëtarët e Shtetit Islamik hynë në spital dhe u përplasën me forcat e sigurisë.
Një punonjës spitali që arriti të shpëtonte tha se dëgjoi një shpërthim të fortë dhe dy minuta të shtëna me armë zjarri. Rreth dhjetë minuta më vonë pati një shpërthim të dytë, më të fortë, shtoi ai.
A number of casualties have been reported in today’s explosion outside the 400-bed hospital in Wazir Akbar Khan in Kabul. No details have yet been given (Video: Social Media) #ArianaNews #IEA #Kabul #Blast #Explosion pic.twitter.com/Homk170ebM
— Ariana News (@ArianaNews_) November 2, 2021
Xhihadistët e Shtetit Islamik, të cilët kanë kryer një sërë sulmesh në xhami dhe objektiva të tjera që kur talebanët morën kontrollin e Kabulit në gusht, kryen një sulm të sofistikuar në këtë spital ushtarak në vitin 2017, duke shkaktuar më shumë se 30 viktima.
/abcnews.al