Super mashtrim 2.5 milion euro në monedhat virtuale nëpërmjet “Squid Game”

schedule10:40 - 2 Nëntor, 2021

schedule 10:40 - 2 Nëntor, 2021

Një monedhë dixhitale e frymëzuar nga seriali  “Squid Game” në Netflix ka humbur pothuajse të gjithë vlerën e saj pasi u zbulua se ishte  një mashtrim i mirë-menduar.

Kriptovaluta “Squid”, e cila u reklamua si një kriptomonedhë “luaj për të fituar”, kishte patur rritje të madhe të cmimit të saj gjatë ditëve të fundit, raporton abcnews.al.

Megjithatë, sipas BBC, ajo mori shumë kritika për mos lejimin e blerësve të rishesin monedhat e tyre.

Kjo ndodh kur promotori i një kriptomonedhe tërheq blerësit, ndalon aktivitetin tregtar dhe përtfiton nga paratë e mbledhura nga shitjet.

Sipas uebsajtit të teknologjisë Gizmodo, krijuesit e “Squid” arritën të fitojnë 2.48 milionë euro.

Çfarë është një kriptomonedhë “luaj për të fituar”?

Kriptovaluta “Luaj për të fituar” është vendi ku njerëzit blejnë çhipsa për përdorim në lojërat online që më vonë mund të shkëmbehen me kriptovaluta të tjera ose monedha normale.

Të martën e kaluar, Squid po tregtohej me vetëm 1 cent. Në më pak se një javë, çmimi I saj u rrit në mbi 2,856 dollarë.

Vlera e saj tani ka rënë me 99.99%, sipas faqes së të dhënave të kriptomonedhave CoinMarketCap.

Squid u pa si një markë që mund të përdorej për një lojë të re në internet të frymëzuar nga seritë e Netflix. Megjithatë, ekspertët e kriptomonedhave kishin paralajmëruar se mund të ishte një mashtrim.

Shkëmbimi i kriptomonedhave

Më e rëndësishmja, njerëzit që blenë monedha Squid nuk mund t’i shesin ato.

Kritikët theksuan gjithashtu se faqja e tij përmbante shumë gabime drejtshkrimore dhe gramatikore. Faqja nuk është më në internet dhe llogaritë e mediave sociale të promovuara janë zhdukur gjithashtu.

“Është një nga skemat e shumta në të cilat mikro-investitorët naivë tërhiqen dhe shfrytëzohen duke u marrë paratë”, tha për BBC ekonomisti i Universitetit Cornell Esëar Prasad.

Profesor Prasad tha se blerësit duhet të jenë të vetëdijshëm kur blejnë kriptomonedha, pasi nuk ka pothuajse asnjë mbikëqyrje rregullatore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!