Abcnews.al mëson detaje të reja rreth ngjarjes tronditëse që ndodhi para disa ditësh në Kamzë. Mësohet se gjashtëvjeçarja, që dyshohet të jetë dhunuar barbarisht nga i ati, është dërguar fillimisht tek urgjenca e pediatrisë në QSUT.
Aty fillimisht vogëlushja është kontrolluar nga një mjeke dhe një specializante të cilat kanë konstatuar shenja të lëna nga kafshime apo gërvishtje në trupin e vajzës. Me dyshimin që e mitura veç dhunës mund edhe të jetë abuzuar, një nga mjeket ka telefonuar policinë.
Babai i vajzës, kafshimet në trupin e saj i ka justifikuar me faktin që ai ka qenë në burg dhe se e “e kishte marrë malli”. Ndërsa, gazetarja e ABC Ema Shazivari mëson se ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë 6-vjeçarja ndodhej me të atin e vetme në shtëpi kurse e ëma isha në punë.
Rreth orës 20:30 ai ka telefonuar bashkëshorten dhe i kërkon që të vijë në shtëpi sepse vajza nuk ndihet mirë “dhe se mund të jetë helmuar.” Dy prindërit e dërguan fillimisht vajzën në QSUT dhe më pas pasi mjekët konstatuan dëmtimet e rënda fizike e dërguan me urgjencë tek Trauma.
Pas një ndërhyrjeje në mëlçi, duket se vogëlushja është në gjendje të qëndrueshme dhe po rikuperohet. Megjithatë, ajo ka dëmtime të shumta në organe. Siç raporton gazetarja Shazivari, vajza ka thënë se i ati e ka përplasur pas murit. /abcnews.al/