Arabia saudite është gati të nisë investime madhore në Greqi. Ky ishte zotimi që princi i kurorës Mohammed bin Salman i bëri sot kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis gjatë konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike.
“Ne kemi 5 miliardë euro për ju. Na tregoni se në cilët sektorë doni t’i investoni”, citohet t’i ketë thënë kryeministrit grek Mohammed bin Salman, i cili u prit me nderime të veçanta nga krerët e Arabisë Saudite.
Delegacioni grek ka hedhur në tryezë një propozim për krijimin e një linje të dhënash që do të lidhë Greqinë me Arabinë Saudite. Propozimi ka gjetur terren pozitiv dhe ka gjasa që ky projekt, i cili konsiderohet me rëndësi të madhe gjeostrategjike dhe ekonomike, të jetë projekti i parë i bashkëfinancuar nga të dy vendet.
Plani, i njohur si EMC, parashikon lidhjen e Greqisë me Qipron, Izraelin, Palestinën, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, me mundësinë e shtrirjes së infrastrukturës kabllore në Singapor dhe Malajzi. /Abcnews.al