Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes përsëriti premtimet e materializuara në vendime të këshillit të ministrave për tarifat studentore. Financim i ciklit të parë të studimeve për të gjithë, por jo për ata që studiojnë në master.
Takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, kryeministri Rama e nisi duke adresuar të vetmin shqetësim që nuk e mori përmes portalit shqipëriaqëduam.
“Kam pasur një “shkëmbim zjarresh” deri rreth orës 3 të mëngjesit me një masë studentësh që më mësynë në Ëhastapp me fjalinë e përsëritur se kur do plotësohen kërkesat. Përgjigjia është: kërkesat do plotësohen një për një sipas afateve të publikuara zyrtarisht. Në harkun e muajit janar do publikohet edhe dokumenti i paktit për universitetin, një dokumnet jo përfundimtar por për diskutim të brendshëm të universitetit”.
Këmbëngul se masteri nuk është investim i shoqërisë tek studenti, por i tiji për vetveten.
“Mbi të gjitha një investim i lidhur me punën, nuk ka asnjë mundësi dhe nuk është e drejtë që të ndërhyhet me mbështetje nga taksapaguesit. Ne do të paguajnë 50% ata me 9-10 gjithë të tjerët do të paguajnë”.
Shpejt ju kthye ritualit të përjavshëm.
“Gjithkush e ka rrugën tek “shqipëriaqëduam.al” dhe nëse ajo që kërkon është e drejtë merr atë që të takon dhe ndërkohë ne vijojmë hetimet administrative nëse vonesa ka qenë e qëllimshme, e në këtë rats ndëshkohëen ata që mbajnë përgjegjësi”.
Edhe ata që treguan si përfituan nga portali i bashkëqeverisjes, rastisi të tregojnë histori jete studentore në vështirësi dhe pa ndihma shtetërore.
“Unë jam student ekselent, dy shkolla, dy pune që të mbaja veten”.
Rama: “Nuk mund të jetë jeta universitare një jetë që kërkohet të gjitha nga prindërit dhe nga shteti. Këtë mund ta dëshmonte dhe djali, se për mastera ka punuar se dy punë, nuk po e përsëris se do thonë je i FRESH-it”
60 minuta zgjati dëshmia e problemeve të zgjidhura nga portali i bashkëqeverisjes, probleme që variuan nga llampat e djegura të rrugës deri tek marrja e dokumentacionit për të fituar të drejtën në gjykatë. /abcnews.al