Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërinë së veprimeve të organeve publike për administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane (inceneratorëve) do të nisë punimet ditën e nesërme.
Në fletoren zyrtare është botuar vendimi për ngritjen e këtij komisioni ku përcaktohen anëtarët, afatet si dhe objektivat e këtij komisioni. Ky hetim synon të nxjerrë përgjegjësit institucionalë për garantimin e transparencës, mbrotjtjes së konkurrencës dhe tregut të lirë si dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të pastër.
- Objekti i punës së komisionit hetimor është:
- Kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ana e organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve t ë trajtimi t të mbetjeve
- Verifikimi i pasojave ekonomike në buxhetin e shtetit shqiptar, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të organeve publike.
- Verifikimi i efekteve mjedisore dhe pasojave mbi konkurrencën dhe tregun e lirë.
- Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave ligjore për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe parimit të mosdiskriminimit.
- Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave të përshtatshme ligjore për mbrojtjen e mjedisit.
- Rekomandime për marrjen e masave të përshtatshme duke ndërgjegjësuar hallkat e administratës shtetërore mbi aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e mjedisit.
- Vlerësimi i nevojës për përafrimin e legjislacionit për koncensionet dhe mjedisor, me direktivat dhe praktikat më të mira të BE- së.
Komisioni do të drejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe do të ketë në përbërjen e tij 15 anëtarë, ndërsa punimet e tij do të zgjasin për tre muaj.
- Jorida Tabaku -kryetare
- Ermonela Felaj -zëvendëskryetare
- Arben Pëllumbi, anëtar
- Eduard Shalsi, anëtar
- Etjen Xhafaj, anëtar
- Anila Denaj, anëtare
- Fadil Nasufi, anëtar
- Antoneta Dhima, anëtare
- Besion Ajazi, anëtar PS
- Edmond Spaho, anëtar
- Helidon Bushati, anëtar
- Dhurata Çupi, anëtare
- Belind Këlliçi, anëtar
- Luçiano Boçi, anëtar
- Lefter Gështenja, anëtar
- Jurgis Çyrbja, anëtar zëvendësues
- Denis Deliu, anëtar zëvendësues
- Luan Baçi, anëtar zëvendësues
- Ina Zhupa, anëtare zëvendësuese
m.v/Abcnews.al

