Pas disa javësh me rezultate negative më në fund Manchester United është kthyer tek fitorja javën e kaluar. “Djajtë” arritën të fitonin ndeshjen kundër Tottenham me rezultatin 3-0.
Një nga golat në këtë sfidë është shënuar nga Edison Kavani, i cili në stërvitje pas humbjes turpëruese kundër Liverpool 5-0, kishte çuditur trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
“Kam qenë këtu për gati tre vjet dhe të martën në stërvitje pashë nga Edinson Cavani impenjimin më të mirë që një lojtar ka bërë ndonjëherë gjatë stërvitjes në Manchester United që kur isha trajner”, deklaroi tekniku norvegjez. /f.a/abcnews.al