Pas largimit të Ronald Koeman nga Barcelona, nuk kanë munguar edhe emrat e njohur që priten të drejtojnë katalanasit.
I pari në listë qëndron ish-legjenda e kësaj skuadre, Xavi Hernandez, që pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe tifozët.
Nëse 41-vjeçari merr drejtimin e Barcelonës, ka një dëshirë për një nga ish-shokët e tij tek blaugranat.
Dëshira e Xavit është Carles Puyol, të cilin dëshiron të ketë pjesë të stafit të tij, sepse ai mendon se gjithçka duhet të nisë nga individë që e njohin mirë ambientin e klubit, duke e konsideruar si një kandidat përfekt.
?A Xavi Hernández le encantaría contar con Carles Puyol para su nuevo proyecto en Can Barça. El entrenador de Terrassa considera que es importante recuperar el carácter y la identidad acompañado de figuras históricas del club azulgrana. #FCBarcelona pic.twitter.com/uj9VnaDOHp
— Miquel Blázquez (@BlazquezFont) October 31, 2021
Puyol ka qenë kapiten i skuadrës së Barcelonës, në pjesën më të madhe që Xavi ka luajtur në “Camp Nou”.
Kujtojmë se 41-vjeçari është aktualisht trajner i skuadrës së Al Sadd në Katar. /f.a/abcnews.al