U denoncua në “Stop” Prokuroria nis hetimet për gjyqtarin Hysi

schedule10:25 - 9 Janar, 2019

schedule 10:25 - 9 Janar, 2019

Pas transmetimit në emisionin “Stop” te pamjeve filmike, ku gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon raporte seksuale një qytetareje, në këmbim të një vendimi në favor të saj, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar kryesisht proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”.

Organi i akuzës bën të ditur se në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.

Edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi u njoh me këtë video, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për ngjarjen dhe për implikimin e mundshëm të gjyqtarit apo gjyqtarëve të përmendur në këtë emision.

Këshilli Lartë Gjyqësor nxit shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse.

KLGJ garanton opinionin publik se do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, për verifikime sa më transparente dhe profesionale ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!