Marrëveshja për nëndetëset, Macron: Morrison më gënjeu

schedule12:09 - 1 Nëntor, 2021

schedule 12:09 - 1 Nëntor, 2021

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se kryeministri australian Scott Morrison e ka gënjyer për anulimin e kontratës së nëndetëseve në shtator, duke lënë të kuptohet se nevojitet më shumë kohë për të rikthyer besimin mes dy aleatëve.

Macron dhe Morrison u takuan në Romë për konferencën e G20. Ky ishte takimi i tyre i parë që kur Australia anuloi një marrëveshje miliarda dollarësh me Francën. Marrëveshja e partneritetit  të sigurisë e njohur si AUKUS, i siguron Australisë akses në teknologjinë e nëndetëseve bërthamore, ndërkohë që diçka e tillë ka kapur në befasi Parisin, duke nxitur tërheqjen e ambasadorëve francezë nga Uashingtoni dhe Kanberra pas akuzave se kishte tradhtuar Francën.

“Kam respekt të madh për vendin dhe për njerëzit tuaj. “Ajo që dua të them është se kur kemi respekt, ne duhet të jemi real dhe të sillemi në përputhje me rrethanat dhe  në përputhje me vlerat e mësipërme,”tha Macron.

I pyetur nëse mendonte se Morrison po e gënjen, Macron u përgjigj: “Nuk mendoj por jam i sigurt”.

Gjatë një konferencë në Romë dje, Morrison tha se nuk kishte gënjyer dhe i kishte shpjeguar Macronit se nëndetëset nuk po plotësonin më nevojat për mbrojtjen e Australisë. Ai tha se procesi i rivendosjes së marrëdhënieve sapo ka filluar.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se sipas tij Franca ishte informuar për anulimin e kontratës para shpalljes së marrëveshjes AUKUS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!