Roma mbrëmjen e djeshme u mposht nga Milani me rezultatin 0-2 në “Olimpico”.
Në një intervistë për “DAZN” pas ndeshjes, Mourinho është shprehur i revoltuar.
“ Urime për Milanin, luajtën më mirë se ne dhe fituan.
Nuk dua të flas më shumë sepse nëse e bëj, ndeshjen tjetër nuk ndodhem në pankinë të drejtoj ekipin tim.
Më zemëron situata, nuk ka respket fare për tifozët tanë , ne bëmë gjithçka në fushën e lojës edhe pse nuk luajtëm ashtu siç duhej.”
Portugezi është shprehur kështu duke u ndjerë I revoltuar me situatën e gjyqtarëve dhe mediave ndaj tij dhe ekipit.