Atentati ndaj ish policit në Laç, konfliktet e të birit pista kryesore e hetimit

schedule09:10 - 1 Nëntor, 2021

schedule 09:10 - 1 Nëntor, 2021

Një 60 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të qytetit të laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Xhelal Reçi është babi i Besnik Reçit që iu bë atentat një vit më parë. Sipas informacioneve dyshimet e para janë se shkak për këtë ekzekutim të jetë atentati i dështuar ndaj djalit të tij.

I biri, që prej kohës që i është bërë atentati, ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura apo në vende ku ka pasur shumë njerëz për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

LEXO EDHE: Ekzekutimi i Xhelal Reçit në Laç, kush është ish-polici: Djalit iu bë atentat një vit më parë

Ndërsa i ati, me eksperiencën e ish-policit, mësohet se është munduar disa herë për të shuar problemet dhe konfliktet që ka pasur i biri. Ai ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme, por ky veprim nuk është pranuar nga palët kundërshtare me të cilët djali i tij ka pas konfliktet.

60 vjeçari Xhelal Reçi i cili ka qenë ish polic, është vrarë para bizneseve të tij, pasi ishte pronar i një lokali dhe i një butiku në këtë qytet./abcnews.al