Filadelfia pritet të bëhet vendi i parë në SHBA që do të heq të drejtën e policisë për të ndaluar shoferët për shkelje të nivelit të ulët me makinat e tyre. Shkeljet e kodit rrugor do të kategorizohen në “shkelje primare” të cilat lejojnë oficerët për të ndaluar shoferët ndërsa për “shkeljet e nivelit të ulët” nuk do të ndalohen.
Projektligji do të hyjë në fuqi 120 ditë pasi kryetari i bashkisë së Filadelfias Jim Kenney ta nënshkruajë ligjin, gjë që zyra e tij ka konfirmuar se do të ndodh së shpejti. Kundërvajtjet e ulëta, si dritat e pasme të thyera, aroma e marihuanës, ngjitësit e regjistrimit të vendosura në mënyrë të çrregullt ose varja e sendeve në pasqyra, janë kritikuar si shkelje me pretekst për ndalimin e shoferëve me motive racore. Kritikët e ndalesave nga polica thonë se këto shkelje sjellin një numër disproporcional të ndalesave për shoferët me ngjyrë.
Mediat amerikane sjellin në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Brooklyn Center, Minesota, në prill të këtij viti, kur Daunte Uright , një burrë me ngjyrë 20-vjeçar, u qëllua për vdekje gjatë një ndalese të nisur për një freskues ajri dhe etiketat e regjistrimit të makinës së skaduar. Oficerët më vonë u përpoqën të arrestonin Uright dhe pas një përleshje ai u qëllua për vdekje. /abcnews.al/