Synimi i Partizanit për sulmin

schedule20:02 - 8 Janar, 2019

schedule 20:02 - 8 Janar, 2019

Partizani synon të afrojë në ekip një lojtar të rëndësishëm. Klubi kryeqytetas është në bisedime me shqiptarin e Maqedonisë, Agim Ibraimi.

Nëse do të realizohej mund të quhej blerja e sezonit. Agim Ibraimi, një nga sulmuesit më të mirë ballkanas të viteve të fundit, mund të bashkohet me Partizanin. Të paktën, kjo është dëshira e klubit kryeqytetas, dhe ky është synimi i bisedimeve që thuhet se janë duke u zhvilluar.

Ibrahimi, 30-vjeçar, ka një karrierë shumë të mirë, në nivele përgjithësisht më të lartë sesa Superliga shqiptare. Futbollin e filloi tek Shkëndija e Tetovës në Maqedoni, për ta vazhduar në Slloveni me Mariborin. Në radhët e Mariborit shkëlqeu edhe në Europë duke shënuar gola të rëndësishëm, siç ishte edhe ai ndaj Chelsea-t, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në kampionatin slloven, tetovari u aktivizua edhe për Olimpian e Ljubljanës dhe për Domzhalen. Partizani e kërkoi Ibraimin edhe dy vjet më parë, por nuk arriti ta merrte, pasi në atë kohë u tha se pati probleme kontraktuale tek Astana në Kazakistan. Me përvoja në Turqi tek Eskisehirspori dhe në Itali te Kaljari, Ibraimi është një profil i lartë për Superligën shqiptare, ndërsa numëron edhe 39 ndeshje me ekipin përfaqësues të Maqedonisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!