Në Berat ka mbërritur trupi i pajetë i Anxhelina Petros, 29-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro.
Ditën e mërkurë ajo do të përcillet për në banesën e fundit.
29 vjeçarja Anxhelina Petro, nga Berati u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro, natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e tij në Korfuz.
Pas vrasjes, i ati e groposi vajzën në oborrin pas shtëpisë dhe në një rrëfim për mediat greke ai u paraqit i penduar. /abcnews.al