Raste të tilla konfirmojnë në praktikë se disa njerëz nuk janë të destinuar të jenë pas timonit. Dhe pavarësisht se kanë vullnetin për të marrë patentën e shoferit, nuk e kanë aftësinë për ta bërë këtë. Sigurisht, disa prej tyre duhet t’i fajësojmë për vendosmërinë dhe këmbënguljen.
Një prej këtyre rasteve është edhe një 47-vjeçare britanike, e cila me gjithë dështimet e shumta, këmbëngul për të marrë patentën. Isabelle Stedman pas 30 vitesh leksione ende nuk është në gjendje të kalojë provimin. Arsyeja pse ndodh kjo është se asaj i bie të fikët sa herë është në timon.
Isabelle thotë se ka shpenzuar më shumë se 10,000 orë praktikë dhe nuk e ka kaluar ende provimin. Madje, ajo shprehet se bën maksimumin sa herë që është në provim, por shqetësohet sapo i afrohet një rrethrrotullimi.
“Nuk e kuptoj se çfarë më ndodh sa herë që bëj provim. Jam aq në ankth sa humbas ndjenjat për disa sekonda dhe qaj, sidomos kur i afrohemi një rrethrrotullimi” , tha 47-vjeçarja britanike.
Megjithatë, kjo britanike nuk është e vetmja që “lufton” për shumë vite për të marrë patentën. Në fillim të këtij viti, një polak 50-vjeçar u shfaq në një qendër testimi dhe mori një test teorik për herë të 192-të dhe dështoi./ Abcnews.al