Aktori i njohur indian, Puneeth Rajkumar, është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. Ylli i kinemasë kanadeze ka punuar në më shumë se 29 filma.
Rajkumar vdiq nga një atak në zemër në Bengaluru të premten, konfirmoi menaxheri i tij. Zyrat dhe dyqanet në Bengaluru janë mbyllur nga frika e dhunës pas vdekjes së tij të papritur.
Ka pasur një shpërthim të papritur pikëllimi dhe fansat e tij janë mbledhur jashtë rezidencës së tij në qytet.
Kryeministri Basavaraj Bommai u tha gazetarëve se Rajkumar u dërgua te mjeku, duke u ankuar për lodhje intensive pasi shkote në palestër.
Më pas ai u dërgua me urgjencë në spital, ku vdiq. Trupi i tij do të vendoset në stadiumin “Kanteerava” për të bërë nderime nga fansat.
Rajkumar ishte i njohur për aftësitë e tij në kërcim dhe ishte këngëtar playback. Paraqitja e tij e parë ishte në filmin “Bettadu Hoovu”, përkrah të atit, në moshën 10-vjeçare.
Një dekadë më vonë, ai u shfaq në “Appu” dhe vazhdoi të luante në filma, paraqitja e tij të fundit në film në 2017.
Vëllai i madh i Rajkumar, Raghavendra Rajkumar tha se familja e tij ishte “në një gjendje shoku” dhe u bëri thirrje të gjithëve që të qëndronin paqësor. g.v/abcnews.al