Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish ndryshime në qeveri. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Xhembulla ka qenë më herët deputete e PS e Dibrës.
Vendimi:
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
g.v/abcnews.al