Pep Guardiola “bekon” ardhjen e afërt të Xavit në stolin e Barcelonës.
Tranjeri i Manchester City ka qënë tekniku i cili shkroi historinë me klubin blaugranas në vitet e drejtimit të spanjollëve.
“Nuk kam asnjë dyshim që Xavi është gati për tu ulur në stolin e Barcelonës.
Ai e njeh futbollin, ka passion dhe madje më shumë eksperiencë se unë në vitin 2008 kur mora “timonin” e Barcelonës.
Megjithatë, suksesi varet nga përkushtimi dhe cilësia e lojtarëve që ka ekipi.
Ndikimi ynë në lojë është i vogël, shumë më i vogël se sa mendonjë njerëzit.
Pothuajse gjithçka varet nga cilësia e lojtarëve”, është shprehur Guardiola./H.LL/abcnews.al