Vllaznia do të presë Tiranën kryesuese në “Loro Boriçi” në takim e javës së shtatë mes tyre që do të zhvillohet nesër në orën 16:45.
Në konferencën për shtyp trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric, ka folur për ndeshjen klasike me Tiranës.
“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës e cila është një skuadër me përvojë, momentalisht janë dhe në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Ne jemi të motivuar vetëm për fitore.
Që nga dita e parë deri tani jemi duke ndërtuar Vllazninë, dhe kur shoh sesi punojnë lojtarët e mi jam krenar dhe them se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Në futboll gjërat janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, ne humbën në fillim shumë mundësi të mira për të shënuar.
Baza jonë është që çdo kush duhet të mbrojë, por ideja jonë e lojës është sesi të shënojmë dhe synimi im në çdo ndeshje është që ekipi të jetë i balancuar. Në disa raste të caktuara varion sesi vendosemi taktikisht në fushë, dhe nesër duhet të kontrollojmë emocionet dhe ti kemi në anën tonë”, u shpreh tekniku Brdaric.
Timonieri i shkodranëve tregoi gjithashtu edhe për gjendjen e lojtarëve, dhe se cili është synimi i tyre në këtë ndeshje.
“Gurishta është një lojtar i rëndësishëm për ne, por dikush duhet ta zëvendësojë nesër dhe shpresoj që ai të përkushtohet në mënyrën më të mirë të mundshme që të japë dhe paraqitje sa më të mirë. Duhet të jemi të qartë në atë që duhet të bëjmë, duhet ta shijojmë futbollin. Krymi? Po, Krymi do të luajë nesër.
Ne luajmë një futboll pak ndryshe nga klubet e tjera të Superiores dhe për këtë duhet të jemi më ritmik në fushën e lojës, duhet të hedhim topa në zonën e rreptësisë që të realizojmë dhe të fitojmë. Synimi është që të fitojmë çdo ndeshje dhe normalisht që është një ndihme e madhe për tifozët tanë që do të vijnë për të na mbështetur për të krijuar një atmosferë mjaft të mirë”, përfundoi 46-vjeçari. /f.a/abcnews.al