Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në Australi ku gruaja e snowboarderit olimpik australian Alex Pullin, ka lindur vajzën e tyre pasi sportisti humbi jetën .
Alex humbi jetën në korrik 2020 ku ishte duke peshkuar në vendlindjen e tij.
32-vjeçari dy herë kampion bote në garat me snowboard, ishte përfaqësuesi i shtetit asustralian në Lojërat Olimpike dimërore në vitin 2014 që u luajtën në Rusi.
Alex vdiq duke peshkuar nën ujë me shtizë të cilën këtë gjë e kishte pasionin e tij, dhe pse kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.
Gruaja e tij habiti të gjithë me metodën e saj për të lindur fëmijën e tyre edhe pse Alex kishte ndërruar jetë, fiks pas 15 muajsh nga vdekja e tij.
Ajo iu nënshtrua disa trajtimeve IVF duke përdorur spermën e marrë nga Alex pasi kishte vdekur.
Në një postim në rrjetin social “Instagram” ajo shkruajti:
“Babai yt dhe unë kemi ëndërruar për ty prej vitesh vogëlushe”./H.LL/abcnews.al