Një zjarr i madh është përhapur paraditen e sotme në fshatin Malinat në Berat duke djegur plantacione me ullinj. ABC mëson se flakët janë përhapur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era. Flakët kanë përparuar drejt pemëve, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse ato janë lokalizuar.
Në disa zona kodrinore ka ende disa vatra aktive kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Si pasojë e flakëve mësohet se janë djegur 3 hektarë ullinj në fshatin Malinat. Dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por për shkak të erërave të forta situata ka dalë jashtë kontrollit. /Abcnews.al