Nëna e Gigi Hadidit, Yolanda Hadid, ka deklaruar se Zayn Malik “e ka goditur” atë. Ajo është duke menduar që ta raportojë rastin edhe në polici.
Mirëpo, Malik i është përgjigjur përmes një statusi në Twitter, përmes së cilit ka mohuar se e ka goditur vjehrrën e tij fizikisht, duke thënë se mes tyre ka ndodhur një diskutim i ashpër.
28-vjeçari ka thënë se fjalimi mes tyre ka ndodhur për shkak se ai ka dashur t’i sigurojë privatësi të bijës 1 vjeçe të quajtur Khai.
Gjithashtu, Malik ka ngritur dyshime se lidhja e tij me Gigin aktualisht nuk është e mirë, duke thënë se ata do të bashkëpunojnë për të edukuar vajzën e tyre.
“Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijojë një ambient të sigurt dhe privat edhe për vajzën time, gjatë rritjes së saj. Një vend ku çështjet familjare nuk hidhen në skenën e botës, ku secili mund të marrë çka të dojë. Në një përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë, unë pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ishte larg, disa javë më parë. Kjo ishte dhe prapë do të duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mija që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat”, ka shkruar Malik.