Greqia ka konfirmuar për ditën e sotme 2,984 të infektuar dhe 31 humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se nga rastet e konfirmuara sot, 16 u identifikuan në pikat hyrëse të vendit.
Kurse, totali i të infektuarve shkon në 731,167, prej të cilëve 50.8% janë meshkuj. Bëhet e ditur se nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 156 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 2,733 të tjerë janë raste kontakti.
Me rastet e sotme fatale, numri total i viktimave në vend shkon në 15,801, prej të cilëve 95.4% thuhet se kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/