Nga Dibra në Gjirokastër për të transportuar emigrantë, e pësojnë dy të rinjtë

schedule16:41 - 28 Tetor, 2021

schedule 16:41 - 28 Tetor, 2021

Gjirokastër – Dy të rinj janë kapur nga policia e shtetit për shkak se akuzohen për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm.

Të arrestuarit janë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.

K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celular.

Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.

Shtetasit K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!