Vihen në “shënjestër” dy makina në lagjen e vipave në periferi të Tiranës, tentojnë t’i djegin gjatë natës

schedule08:34 - 28 Tetor, 2021

schedule 08:34 - 28 Tetor, 2021

Foto ilustruese

Mbrëmjen e 26 tetorit, persona të paidentifikuar ende kanë tentuar të djegin dy makina të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi të Tiranës.

Policia bën me dije se po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve ndërsa materialet në lidhje me këtë ngjarje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Nuk dihet ende se kujt i përkasin makinat e parkuara që janë vënë në shënjestër të personave që kanë tentuar t’i djegin. Blloku i Vilave në Lundër banohet kryesisht nga personazhë publikë dhe njihet ndryshe si lagjja e “Vipave”. m.v/Abcnews.al