Tek ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës ka rënë zjarr. Bëhet e ditur se flakët janë shfaqur rreth orës 15:45 në kabinën e shtetasit me iniciale D.H.
Më pas, flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në kabina të tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale në dy kabina të banueshme. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë dhe është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al/