Apeli i Reshat Arbanës: T’i ruajmë njerëzit e zemrës nga virusi i rrezikshëm

schedule08:08 - 27 Tetor, 2021

schedule 08:08 - 27 Tetor, 2021

Një mesazh sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë të dashur nga COVID është dhënë nga aktori i njohur Reshat Arbana mëngjesin e kësaj të mërkure.

Shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne. Pikërisht me këtë të drejtë njerëore e ka nisur mesazhin e tij aktori, duke nënvizuar se ne duhet ta mbrojmë. E rëndësishme siç nënvizon Arbana është që të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm. Mesazhin e tij e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama.

Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e ti mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mesazhin e Arbanës.

COVID nuk është larguar, por ai është mes nesh. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raportoi 650 persona të  infektuar dhe 8 viktima nga covid-19 në vendin tonë. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. be.k/Abcnews.al