Kurti me presidenten e Komitetit të Helsinkit : Paqja e qëndrueshme në rajon, parim i politikës së Kosovës

schedule21:25 - 26 Tetor, 2021

schedule 21:25 - 26 Tetor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë është takuar me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, me të cilën ka diskutuar mbi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti në këtë takim ka komentuar se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, është parim i politikës sonë të jashtme, dhe se Bashkimi Evropian është vlerë dhe destinim për rajonin.

Ai veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimit të ligjit dhe ballafaqimit me të kaluarën, si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë rajonal.

Kryeministri falënderoi Biserko për kontributin e jashtëzakonshëm intelektual dhe civil tash e tri dekada.

Në takim u bisedua për projektet aktuale të Komitetit, që qysh nga themelimi në vitin 1994 është përpjekur të ekspozojë ideologjinë mbizotëruese të Serbisë – nacionalizmin dhe të zbusë efektet fatale në fushën e të drejtave të njeriut, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet rajonale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!