ARRSH: Ja ku duhet qarkulluar me zinxhirë

schedule10:07 - 5 Janar, 2019

schedule 10:07 - 5 Janar, 2019

Edhe dita e sotme vendin e gjeti të mbërthyer nga temperaturat e ulëta. Autoriteti Rrugor shqiptar njofton se akset më problematike mbeten në juglindje dhe jug të vendit, ndërkohë që disa fshatra janë të bllokuar dhe në zonën e Kukësit. Aktualisht sipas ARRSH-së, në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme. Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.

Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në akset Qafë Bualli – Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë. Edhe në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Në Gjirokastër gjatë natës nuk ka patur rreshje dëborë, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e akseve. Me zinxhirë qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac. Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica.

Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit. Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorez-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes. Ndërsa në Korcë qarkullimi kryhet me zinxhir në akset Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. /abcnews.al