Mbrëmje e së martës kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” edhe 117,000 doza të tjera të vaksinës anti-covid të prodhuar nga Pfizer. Siç bëri të ditur edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sasia e dozave vjen si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Kurse, kryeministri Edi Rama shkroi në një postim në Facebook se do të vijohet pa u ndalur me vaksinimin derë më derë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina kundër Covid-19.
EDI RAMA NË FACEBOOK
“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.” /abcews.al/