Një numër i vogël të dënuarish në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë refuzuar ditën e sotme ushqimin. Mësohet se shkak për nisjen e grevës është bërë mungesa e takimeve me të afërmit e tyre si pasojë e rregullave anti-covid.
Ushqimin e kanë refuzuar dy sektore të burgut.
Drejtuesit e burgut, mësohet se kanë nisur kontaktet me personat që kanë refuzuar ushqimin. Ka pasur përpjekje për të negociuar dhe u është bërë e ditur se vendimet nuk merren nga ata, por nga ekspertët e monitorimit të përhapjes së Covid-19. /abcnews.al/