Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kontroll blic në burgun e Peqinit/ I gjendet një telefon të burgosurit Indrit Shaqja, i dënuar për vrasjen e dy grave

schedule15:34 - 18 Maj, 2026

schedule 15:34 - 18 Maj, 2026

Në bazë të të dhënave operative, strukturat e Policisë së vetë institucionit ushtruan kontroll blic në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë.

Gjatë kontrollit, të dënuarit Indrit Shaqja iu kap një telefon në gjendje pune i ndezur dhe me karikim si edhe një USB.

Për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon luftën pa kompromis ndaj futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Indrit Shaqja mbeti i plagosur ne burgun e sigurisë së lartë ne Peqin, kur u vra Arben Lleshi. Ai është i dënuar me burgim te përjetshëm për vrasjen e dy grave në Durrës, me qellim grabitjen e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!