E ardhmja e Ousmane Dembele mund te jetë tek Barcelona. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Dembele konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për Barçën dhe kurrsesi nuk duan të humbasin një talent si francezi, kontrata e të cilit mbaron në fund të këtij sezoni.
Siç thuhet drejtuesit e blaugranave kanë filluar punën për rinovimin e kontratës me lojtarin , pavarësisht gjithë kontestimeve që agjenti i lojtarit ka për largimin e 24-vjeçarit nga “Camp Nou”.
Në favor të Barcelonës është dëshira e lojtarit për të luajtur me katalanasit dhe kjo mund ta shtyjë atë të pranojë edhe ofertën e drejtueve të gjigantit spanjoll.
Nga ana tjetër agjenti i lojtarit kërkon që të largohet nga Katalunja sepse dëshiron më shumë përfitime për vete e tij , nga një transferim në një klub tjetër ku të ardhurat janë më të mëdha si dhe paga e lojtarit më e lartë.
Kujtojmë se për Dembelenë në arkat e klubit të Borussia Dortmund janë derdhur 105 milion euro, në vitin 2017.
24-vjeçari po vuan nga një dëmtim që po e mban larg fushës së lojës për një kohë relativisht të gjatë dhe për këtë sezon akoma s’ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e Barcelonës. /f.a/abcnews.al