Debate të ashpra janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve teksa ka qenë duke raportuar Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja. Ky i fundit tha se në vendin tonë të burgosur për vjedhjen e energjisë mund të kenë qenë 10 veta, e kjo deklaratë ka irrituar opozitën të cilët kanë kujtuar rastet, kur një person është varur në burg teksa ka qenë i arrestuar për vjedhje energjie.
Ilir Bejtja: U tha këtu një konstatim 38 mijë qytetarë në burg, kjo vlen vetëm për kinën zonjë. 20100 veta kemi kallëzuar ne gjithsej, nga këto 700 punonjës tonë dhe burg 48 orë mund të kenë bërë 10 vetë dhe këto kanë qenë vjedhës të energjisë. Të dhënat zyrtare janë këto që ju them unë. Për 35 mijë lekë të vjetra nuk varet njeri. Nëse mban mend që një nejri është varur për një borxh të tillë… Spo tallem. Zoti Bardhi unë kam vetëm një parim që të them të vërtetën sepse nuk du a të lodhem çfatë kam thënë herën e fundit”, tha Bejtja.
Gazment Bardhi: Ju lutem ruani etiken per ato qe kane nderruar jeten. Terhiq i fjalet! Sapo fyet nje te vdekur.
Ilir Bejtja: Raste ne fjale nuk e di… Ke vrare nje njeri ne Elbasan
Bardhi-Bejtjes: Ik more hajdut, dil perjashta
Ndërkohë pa mikrofon dëgjohet të flasin ashpër deputetët e opozitës. Është dashur ndërhyrja e kryetares së komisionit Klotilda Bushka e cila ka ndërprerë mbledhjen, madje ka folur me tone të larta pasi askush nuk e dëgjonte.
“Zoti Bejtja sjeni duke u dëgjuar zoti Bardhi po flas unë.A mund të pushoni një sekondë ju lutem. Mbylleni pak mikrofonin kolegë, skemi pse e ngremë zërin mund të komunikohemi me qetësi. Betjtja merreni fjalën dhe bmaroni përgjigjet”, tha Bushka.