Lorik Cana mesazh: Vaksina mjeti më i mirë për t’u përballur, e bëra për të mbrojtur fëmijët e prindërit

schedule08:50 - 26 Tetor, 2021

schedule 08:50 - 26 Tetor, 2021

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka përcjellë një mesazh sensibilizimi për të suportuar fushatën e vaksinimit në vendin tonë. Përmes një video të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, Cana shprehet se vaksina është mjeti më i mirë për të përballur dhe tejkaluar këtë pandemi.

Ai shprehet se si prind e ka marrë vaksinën për të mbrojtur fëmijët e tij, por edhe prindërit e tij. Cana thekson se nuk ka pasur asnjë dyshim te vaksina, pasi ato janë pjesë e përgjithshme e shoqërisë sonë.

“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta tejkaluar këtë pandemi do ishte vaksina, ishte vetëm një çështje kohe. Të gjithë i kishim sytë te ajo. Dua të jem i sinqertë e që nuk kam pas asnjëherë dyshim te efektet e vaksinës apo rezultateve të vaksinës pavarësisht a mbulon plotësisht apo pjesërisht.

Kam qenë gjithmonë i sigurt që ajo të ndihmon për t’u mbrojtur. E kam bërë për të mbrojtur fëmijët dhe prindërit e mi. Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë sonë. Fëmijët tanë marrin lloj lloj vaksinash. Jetojmë më mirë dhe më të fortë. Kam qenë i sigurt për të mbrojtur njëherë të afërmit e mi dhe pastaj të gjithë shoqërinë tonë”, shprehet Lorik Cana. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!