Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Roja t’i thotë këto shifra?!”, Balluku përplaset me deputetin demokrat për nivelin e kaskadës

schedule11:22 - 25 Tetor, 2021

schedule 11:22 - 25 Tetor, 2021

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka debatuar me deputetin demokrat Helidon Bushati në lidhje me nivelin e kaskadës së Drinit.

Ky i fundit vuri në dyshim nivelin e deklaruar nga Balluku, duke deklaruar se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë.  Balluku u shpreh se ajo para të dhënat, të cilave u referohet.

“Ti tani mos merr rojën te dera se është turp. Unë i kam të dhënat këtu. O zotëri i nderuar, unë i referohem shifrave. Nuk ka nivel normal, ka nivel teknik dhe për sa kohë optimizohet kaskada. Nuk e di kush t’i thotë këto histori, roja atje apo se di. Nëse Komani ka 100 metër kub në sekond ne nuk prodhojmë.

The që keni shitur në korrik. I dashur. Vazhdoj unë me shifrat e mia. Prandaj qeshim ne se ne i njohim shifrat. Pas muajit korrik niveli i Fierzës ra dhe për të siguruar furnizim për periudhën e shtatorit dhe tetorit u programua import për muajt në vazhdim. u programua vetëm për humbjet”, tha Balluku. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!