Restaurohet godina e vjetër në Greqi, mediat: U thye mallkimi i Ali Pashës

schedule09:35 - 25 Tetor, 2021

schedule 09:35 - 25 Tetor, 2021

Zjarri është ndezur sërish në shtëpinë e Lambros Tzavelas në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pas më shumë se dy shekujsh, është thyer mallkimi i Ali Pashë Tepelenës i cili kishte thënë se kjo godinë nuk do hapej kurrë më.

Të dielën, u hapën dyert e kësaj godine ku janë vendosur objektet historike që ruheshin nga pasardhësit e Tzavelas.

Shiriti i inaugurimit është prerë nga zv/ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis dhe Lambros Tzavelas, pasardhës i Lambrosit që kishte vendosur si synim të jetës së tij hapjen e baneësës së vjetër.

Konstantinos Tzavellas, pasardhës i brezit të 8-të i Lambros Tzavellas, theksoi: “Në këtë rrugëtim që familja jonë ka nisur 36 vite më parë, ajo ka dhënë shpirtin e saj mbi të gjitha dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e Tzavellaiko dhe do të bëhet një monument i mrekullueshëm i Soulit dhe një pikë tërheqëse për çdo udhëtar të zonës. Në shtëpinë e Tzavellaion çdo vit do të ekspozohen objektet e vjetra të familjes sonë”.

Në vitin 1985 pasardhësit eTzavelas, nisën përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me synimin për të “tymosur” sërish oxhakun e një shtëpie në Souli, duke “thyer” mallkimin e Ali Pashës. /Abcnews.al