Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nuk ka fitues në Inter – Juventus, “bardhezinjtë” sigurojnë një pikë në limit

schedule22:49 - 24 Tetor, 2021

schedule 22:49 - 24 Tetor, 2021

Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në Guiseppe Meazza në kauadër të javës së nëntë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 17 me Edin Dzeko. Boshnjaku shfrytëzoi një top i cili përfundoi në këmbët e tij pas një goditje të Calhanaglu që fillimisht preku shtyllën.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, me të dytën që nis me një Juventus pak me insistues për të gjetur golin.



Në minutat e fundit kur Interi po bëhej gati të festonte një fitore të rëndësishme, VAR i akordon një penallti “bardhezinjve” e cila kthehet në gol nga  Dybala.

Ky vendim irritoi trajnerin e Inzaghi i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e 3 me 18 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 6 me 15 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!