Kriza, 137 raste vjedhjeje energjie në 10 ditë, 39 të arrestuar, 26 në kërkim

schedule19:35 - 24 Tetor, 2021

schedule 19:35 - 24 Tetor, 2021

Pas shpalljes së krizës energjetike dy javë më parë nga kryeministri Rama, policia doli menjëherë në terren. Gjatë aksionit 10 ditor në të gjithë vendin janë konstatuar 137 raste ku është ndërhyrë në matësat elektrikë ose ishte kryer lidhje e jashtëligjshme e energjisë.

Gjithsej policia ka arrestuar 39 persona. Ata akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, që sipas Kodit Penal, dënimi i kësaj vepre penale shkon deri në 3 vite burg.

Po me të njëjtën akuzë, në kërkim janë shpallur edhe 26 persona të tjerë dhe 72 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Numri më i lartë i rasteve të konstatuara nga policia dhe OSHEE është në qarkun e Shkodrës. Pasohet nga Tirana, Lezha Fieri, Durrësi e Elbasani, e më pak në qarqet e tjera.

Kryesisht shkelësit të ligjit janë familjet në nevojë dhe biznesi i vogël, si markete e dyqane.

Dy ditë më parë, në Krujë, gjatë aksionit për vjedhjen e energjisë, në një banesë u konstatua një laborator me 7 pajiste për prodhimin e kriptomonedhës.

Ndërsa më herët, në Kurbin u procedua për shpërdorim detyre një faturist i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai akuzohet se nuk ka kryer kontrolle për lidhjet e energjisë elektrike, në zonën që mbulon.

RASTET PËR VJEDHJEN E ENERGJISË

137 raste të konstatuara

39 të arrestuar

72 të proceduar në liri

26 të shpallur në kërkim

Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!