Një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një magazinë në afërsi të Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Burimet tregojnë se në këtë ambient ndodheshin disa specialistë nga Tirana. Ata po çmontonin disa materiale duke përdorur oksigjen.
Për fat punëtorët nuk u lënduan. Raportohet vetëm për dëme materiale. Zjarri u fik pas disa minutash. Godina i përket kompanisë “Feruni” por prej disa kohësh nuk kryhej asnjë aktivitet, raporton gazetari i “ABC”, Elidon Berberi./ Abcnews.al