Pas fitores që Milani arriti ndaj Bolognas, u pozicionua në vendin e parë të tabelës së klasifikimit në pritje të ndeshjes së rivalëve të Napolit.
Sot në mëngjes trajneri i “kuqezinjve” ka marrë një lajm të mirë për ndeshjen ndaj Torino. Lojtari kryesor i tyre i cili ishte i infektuar me COVID-19, është shëruar.
Theo Hernandez ka arritur të mposhtë virusin, nga ajo që tregonte tamponi i bërë së fundmi, duke rezultuar negativ.
Milan ka njoftuar shërimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social të tyre në Twitter.
Official Statement: Theo Hernández ➡ https://t.co/mJQfVFCn9O
Comunicato Ufficiale: Theo Hernández ➡ https://t.co/J0JsqrOvc5#SempreMilan pic.twitter.com/Nif3N25TqK
— AC Milan (@acmilan) October 24, 2021
Hernandez do të rikthehet menjëherë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme. /f.a/abcnews.al