Në Maqedoni ndërrimi i viteve u prit nga qytetarët në sheshet kryesore të vendit. Ndërsa kryeqendra e festimeve, me koncerte dhe fishekzjarre ishte Shkupi; në Tetovë dhe qytete të tjera shqiptare organizimet ishin më modeste.
Kështu festohej në sheshin kryesor në Shkup, në mbrëmjen e fundit të 2018-s. Përveç muzikës e cila ishte e përzgjedhur që t’i kënaq shijet e të gjitha gjeneratave dhe etnive, atraksioni kryesor ishin edhe fishekzjarret që e shënuan fillimin e vitit të ri.
Fëmija i parë në Maqedoni është djalë dhe lindi një minutë pas mesnate. Autoritetet kanë njoftuar se nata e ndërrimit të viteve ka kaluar kryesisht e qetë, por nuk kanë munguar lëndimet nga mjetet piroteknike dhe konsumimi i tepruar i alkoolit./abcnews.al