Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së duke shpërndarë sa më shumë vaksina anti-Covid. Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte takuar me ambasadoren Erica Barks-Ruggles, një zyrtare e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, duke falënderuar Amerikën për “udhëheqjen e saj në shpërndarjen e vaksinave”.
I had a very constructive meeting with @State_IO Erica Barks Ruggles about #COVID19. I thanked her for ??’s leadership in sharing vaccine doses. We hope other @g20org leaders will build on this & ensure all countries have enough supply to reach 40% coverage by the end of 2021. https://t.co/AUMwnN5XRS pic.twitter.com/sSN9BKxtn4
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) October 23, 2021
“Shpresojmë që liderët e tjerë të G20-ës të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të sigurojnë që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të vaksinuar 40% të popullsisë deri në fund të 2021.”
/abcnews.al