Armando Broja duket se me paraqitjen e fundit me Southampton ka bërë për vete jo vetëm tifozët e kësaj skuadre edhe trajnerin Ralph Hasenhutl.
Timonieri i skuadrës angleze beson shumë tek sulmuesi shqiptar i cili edhe pse në një moshë të re po arrin të bëjë ndeshje të mëdha me paraqitjet e tij, dhe gjithmonë “qershia mbi tortë” për sulmuesin janë golat që shënon, sigurisht të gjithë për meritë të tij.
I fortë në dylyftime, i shpejtë me topin në këmbë, klas në goditjen e sferës dhe zgjuarsi në dërgimin e topit në cepat e kuadratit që edhe një lojtar i klasit botëror do e kishte zili, Armando Brojën.
Për trajnerin Hasenhutl, asgjë nuk është rastësi sepse sulmuesi shqiptar ka arritur të fitojë shansin e tij.
“Broja hyri në fushë sepse u dëmtua Adams, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart. Kundër Leeds ne ishim më të rrezikshëm në sulm sesa në ndeshjet e shkuara, krijuam më shumë raste. Armando Broja ishte një ndër arsyet”, shprehet Hasenhutl. /f.a/abcnews.al