Mposht COVID-19, mbrojtësi shqiptar kthehet të stërvitet me skuadrën e tij

schedule13:55 - 22 Tetor, 2021

schedule 13:55 - 22 Tetor, 2021

Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu, ka arritur të mposhtë COVID-19 dhe të kthehet në stërvitje me skuadrën e tij Vajekanon.

Menjëherë pasi rezultoi negativ në testet e bëra, u rikthye në stërvitje duke dashur të mos humbë më kohë dhe t’iu bashkohet pjesës tjetër të skuadrës.

Në ndeshjet e fundit Balliu kishte fituar edhe vendin e titullarit tek ekipi i tij duke u bërë kështu një lojtar i rëndësishëm.

Një lajm i mirë ky edhe për kombëtaren shqiptare që shikon t’i rikthehet një lojtar i cili mund të jetë pjesë e të grumbulluarve për dy sfidat e nëntorit. Kujtojmë se Ivan u infektua me COVID-19, në grumbullimin me përfaqësuesen kombëtare, ku më pas iu desh të largohej para kohe, duke bërë kështu të mos ishte pjesë e përfaqësueses shqiptare kundër ndeshjes më Poloninë. /f.a/abcnews.al